Challandes, kësaj radhe gaboi për Berishën!

Jo vetëm në Kosovë por kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, me drithërima e presin sfidën me Maqedoninë e Veriut, e cila do të zhvillohet me 8 tetor (20.45) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. 

Kjo ndeshje është me peshë historike apo siç thonë në zhargonin sportiv: Jetë a vdekje! 
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, sot ka publikuar listën e futbollistëve kundër Maqedonisë së Veriut! Kësaj radhe gaboi! 

Është e pafalshme të mos ftohet në Kombëtare mesfushori Bernard Berisha! Futbollisti luan për ekipin Akmaht Grozny, që garon në Superligën e Rusisë!

Berisha është standardë në Akhmat, është në formë dhe shumë i vlerësuar në kampionatin rus. Së fundi shënoi gol për Kombëtaren e Kosovës (1:2) kundër Greqisë, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kombeve. Ka pasur polemika dhe reagime të ndryshme, madje edhe nga vet Challandes, ku ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij pas ndeshjes me një veprim të Berishës pas golit ndaj Greqisë! 

Pavarësisht kësaj, momentin se si e ka festuar golin Berisha dhe tek e fundit ka qenë një moment sekondar i lojës, që falet ai gabim sepse nuk ishte ndonjë gjest aq i turpshëm për të sanksionuar djalin! Ky e meritoi sot të jetë në listë dhe i duhet shumë Kosovës për sfidën me Maqedoninë sepse nuk është ndeshje që luhet çdo ditë ose që të vjen rasti çdo vit për ta siguruar biletën për garën më të madhe siç është Kampionati Evropian!

Është vendim i selektorit dhe që duhet respektuar deri në pikën e fundit,  por kësaj radhe gaboi! Challandes ka tejkaluar pritshmëritë deri me sot me rezultate, por këtë herë gaboi me Berishën! Djali e meriton të jetë në Kombëtare, është shumë lojtar i mirë dhe nuk është profil që lihet jashtë listës! Këtë e di edhe Challandes!

Ngjarja paraprake

Lista sekrete serbe e likuidimit të veprimtarëve shqiptarë në vitin 1999

Ngjarja e ardhëshme

Pas debatit me Trump, Biden rezulton negativ për COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian