Challandes flet para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut – përmend Andi Zeqirin e Bernard Berishën

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është paraqitur në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar për një nga ndeshjet më të rëndësishme që ka luajtur deri tash.

Mungesat te Kosova janë të mëdha, duke përfshirë emra si Milot Rashica e Amir Rrahmani.

Sigurisht se për rëndësinë e ndeshjes dhe lëndimet ka folur edhe Bernard Challandes, në konferencën e sotme, por fillimisht është ndalur tek Andi Zeqiri dhe Bernard Berisha.

Më poshtë ua përcjellim fjalët e selektorit të kombëtares së Kosovës.

“Besoj e  dini se nuk është situata më e mirë për kombëtaren tonë kësaj here. Ne kemi disa probleme, por mund të nisim këtë konferncë shtypi me të qeshura ndoshta. Ju njoh juve, më njihni mua dhe mund të imagjinoj dy pytjet e para. Kjo do të thotë se unë nuk pres për pyetje, por po jap përgjigjet tashmë. Fillimisht, Andi Zeqiri. Ok, keni parë intervistën e babit, isha në Zvicër dhe isha i lumtur me intervistën. Të gjithë gazetarët në Zvicër më telefonuan, por nuk japa intervistë as prononcim. Një ditë më vonë, Andi tha se do të qëndronte deri në fund të kampanjës me U21 (Zvicër). Ok, ai kishte vendosur. E respektoj vendimin dhe mendoj se nuk është koha të flasim më shumë për Andi Zeqiri. Dera është gjithmonë e hapur.

Pyetja e dytë, Bernard Berisha. Jam këtu si trajner, unë do të marrë vendimet. Jo për qejfin e gazetarëve, as të tjerëve. Marr vendimet për të mirën e skuadrës. Ai nuk është këtu tani, për arsye të ndryshme, por ju them se ne jemi familje, dhe në familje nëse babai nuk është i lumtur me djalin, diskutimi qëndron prapa katër mureve të shtëpisë. Është e njëjta me Bernardi dhe lojtarët e tjerë. Për mua, është vendimi im, për skuadrën, dhe asgjë tjetër. Vetëm dua të them se nuk është për të treguar autoritetin tim. Nuk më duhet kjo. Janë arsye të tjera, por them se kam folur më shumë se një orë me Bernardin, para ndeshjes me Moldavinë dhe gjithçka ishte sqaruar për ‘konfliktin’. E mbyll këtë temë, dhe e them qartë se dera është gjithmonë e hapur. Për mua, festimi i tij ‘i keq’ është i mbyllur. Tani do të dimë pyetjen e tretë”, ka thënë fillimisht Challandes, para se të pranonte pyetjet.

Ngjarja paraprake

Uji në Shkup i sigurtë për pije

Ngjarja e ardhëshme

Takim Shahpaska – Çupi: Bashkëpunimi me FAR vazhdon me qëllim të përfshirjes më të madhe të romëve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian