Çfarë të bëni kur lidhja bëhet monotone?

Mos u shqetësoni nëse ndjeni që kohët e fundit ju ka pushtuar monotonia në çift. Ka miliona mënyra për ta bërë më pak të mërzitshme lidhjen, sigurisht nëse ky është qëllimi juaj. Mërzia në çift është shpesh një shenjë alarmante, por nuk ka nevojë për panikë. Në ditët që jetojmë, ndihet edhe më tepër lodhja nga rutina e jetës së përditshme. Çfarë mund të bëni?

1. Sigurohu të kujdesesh mirë për veten.

Ndoshta për monotoninë që të ka kapur, se ka fajin partneri, por ti. Zgjohu, kujdesu për veten dhe vendos objektivat e radhës.

2. Bëhu kurioze dhe bëji pyetje partnerit.

Duket si diçka që e bëjmë çdo ditë, por jo në ditët e mërzitshme të lidhjes. Ka gjithmonë diçka më tepër që duhet të mësosh!

3. Bëni diçka që s’e keni bërë kohët e fundit.

Një darkë e vogël romantike, kinema, rezervoni një dhomë hoteli dhe sigurohuni të mbani larg telefonat.

4. Kujto çfarë të pëlqeu tek ai/ajo në fillim

Kthehu në fillimin e lidhjes dhe analizo detajet e para të marrëdhënies.

5.Ribëni takimet e para

A ju kujtohen herët e para bashkë? Ishit kaq të dashuruar me njëri tjetrin, por hey, mund ta provoni sërish.

6. Provoni diçka të re në shtrat

Diçka që ai ta ka kërkuar dhe ti e ke refuzuar deri më sot…

7. Kaloni pak kohë larg njëri tjetrit

Që kthimi të jetë edhe më pasionant, shkruan anabelmagazine.

Ngjarja paraprake

Ministri i Brendshëm turk, Soylu, rezulton pozitiv në COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Samir Shaptahoviç e përcolli ndeshjen Ballkani – Besa, ka disa fjalë për Dakun dhe Munishin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian