Çfarë pushteti kërkon dhe dëshiron VV-ja?

Nga parullat me karakter revolucionar, të cilat i dëgjojmë përditë e zhurmshëm, VV-ja tashmë ka kaluar në një stad tjetër të rrezikshëm, duke kërcënuar hapur institucionet e pavarura të shtetit dhe kjo përbën një shqetësim tejet serioz për të ardhmen demokratike të vendit tonë.

Sulmet ndaj kryetares së KQZ-së Valdete Daka, janë shenja të hapura që tregojnë qartë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po kërkon pushtet politik për ta çuar përpara një vizion politik, sepse një të tillë nuk e ka, por po kërkon dhe dëshiron revolucion të gjatë e ideologjik.

Gjuha e VV- së dhe e epigonëve të saj, ma kujton George Orwellin. Ai thoshte se synimi i parë i çdo revolucioni është gjuha. Një tendencë të tillë po tregon hapur VV- ja, duke tentuar që të vërtetat e saj me arrogancë t’ i paraqes si dogma religjioze dhe ato të vendosen aty ku duhet të jetë drejtësia.

Kjo gjuhë është e rrezikshme dhe nuk është vlerë e shoqërive demokrarike.

Prandaj, përballë kësaj furtune ideologjike, shoqëria jonë nuk duhet të shurdhohet e as të verbohet, sepse nesër mund të bëhet vonë.

Ngjarja paraprake

Shumica e shqiptarëve e shohin si të keqe gjendjen e ekonomisë në vend

Ngjarja e ardhëshme

Pas këtyre fotove, fansat po mendojnë sërish se Loredana mund të jetë shtatzënë!

të fundit nga