Çfarë problemi ka kënga e re e Dafina Zeqirit dhe Kidës që zhgënjeu dëgjuesit?

Kida dhe Dafina Zeqiri? Kur njerëzit mësuan se dy këngëtaret do bëhen bashkë për një këngë krijuan pritshmëri të mëdha dhe shumë ishin të bindur se do ishte hit.

Projekti tashmë u publikua por shumë persona kanë mbetur të zhgënjyer. Fansat e dyshes shprehen se kënga është e bukur, por kanë pritur më shumë prej tyre.

Si në sektorin e komenteve në YouTube, ashtu edhe në rrjetet e tjera sociale vihet re pakënaqësia e dëgjuesve.

Teksa të gjithë bien dakord se Kida dhe Dafina kanë potencial shumë të madh, po ashtu bien dakord se nuk kanë dhënë më të mirën e tyre për “Luje belin”. Dikush që ka marrë qindra pëlqime në YouTube shkruan: “Këngë e mirë por Dafina dhe Kida kanë patur potecial të madh për një hit ndërkombëtar. Gjithsesi suksese”.

Image

Reagimi për këngën e Kidës dhe Dafinës

Po ashtu edhe një komentuese tjetër shprehet se kënga ka përsëritje dhe nuk është në nivelin që pritej. “Dy artiste me potencial kaq të madh, nuk e keni shfrytëzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Kënga më pëlqen se është ndryshe, këngë ritmike dhe clubi por tekst ka shumë pak, vetëm përsëritje. Sidoqoftë më pëlqen, por keni patur mundësi të bëni më mirë.”

Image

Reagimi për këngën e Kidës dhe Dafinës

Kjo këngë është shumë e mirë por unë kam pritur pak më shumë nga dy artiste si këto të dyja!”-komenton dikush që i vlerëson vajzat si dy nga më të mirat në Kosovë.

Image

Reagimi për këngën e Kidës dhe Dafinës

Një tjetër pakënaqësi është edhe veshja dhe performance e tyre në videokolip, që sipas komentuesve, është në përpjestim të zhdrejtë me tekstin që ‘është i dobët’. “Prisja diçka tjetër dhe jo kaq ekspozim trupi dhe 100 herë të njëjtën fjalë”- shkruan një komentuese.

Image

Reagimi për këngën e Kidës dhe Dafinës

As në TikTok nuk kanë munguar kritikat. Një përdorues i rrjetit social bën krahasimin e këngëve të mëparshme verore të Dafinës me këtë të fundit, duke e cilësuar ‘muzikë të lirë’.

Nuk mund ta besoj që Dafina dhe Kida e dëgjuan këtë këngë jashtë mode dhe thanë: Po ky është hit le ta publikojmë”- shprehet një person tjetër.

Ndërkohë këto komente sigurisht nuk kanë kaluar pa marrë vëmendjen e Dafinës. Një përoduruese ka shpërndarë një video ku shkruan: “Motivi i këngës: Hajt kryesore e kemi një hit bashkë këtë verë”. Dafina nuk ka ngurruar të komentojë duke shkruar: “WOW, shpresoj mos të të shoh ty dhe shoqet e tua që keni komentuar gjëra të këqija duke kërcyer me këtë këngë.”

Image

Reagimi për këngën e Kidës dhe Dafinës

Në fakt të gjithë bien dakord se kjo këngë është idealja për të kërcyer, çfarë i shqetëson njerëzit është teksti i dobët. Megjithatë, Dafina dhe Kida kanë treguar se mund të bëjnë shumë më mirë dhe le të shërbejë kjo këngë si një mësim për herën tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pula u arrestua më 9 shkurt, arratisja si në filma e shqiptarëve nga burgu italian, me sharrë prenë hekurat e qelisë

Story i radhës

Tifozët shfrenojnë fantazinë: A ishte Maradona në Wembly gjatë ndeshjes Itali-Argjentinë?

Të fundit nga