Çfarë po ndodh me Ramos-in? Braktisë konferencën për shkak të spekulimeve mbi te ardhmen

Sergio Ramos e ka braktisur konferencën për media të Spanjës të Hënën derisa janë ngritur shumë spekulime që po e lidhin atë me një largim nga Real Madridit dhe kalim tek Paris – Saint – Germain.

Ramos u bë lojtari me më së shumti paraqitje në garat evropiane në barazimit kundër Zvicrës 1-1 edhe pse i humbi dy penallti.

Ishte planifikuar që Sergiio Ramos të paraqitej në konferecë për shtyp së bashku me trajnerin e Spanjës, Luis Enrique para ndeshjes kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve të Martën, por është zëvendësuar nga mesfushori i Manchester Cityt, Rodri.

Mungesa e 34 vjeçarit vjen në kohën kur po spekulohet shumë se PSG i ka ofruar kontratë tre vjeçare me nga 20 milionë euro në sezon për shërbimet e tij.

Kontrata e Ramosit me Real Madriditn skadon në fund të sezonin 2020/21 dhe spanjolli është i lirë të bisedojë më klube të tjera që nga 1 janari.

Ndërkohë, para disa javësh, rajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane deklaroi se Ramos nuk do të largohet nga “Santiago Bernabu”.

Ngjarja paraprake

Komitetit për Marrëdhënie Midis Bashkësive, deputetja Pasholli në krye të Komitetit

Ngjarja e ardhëshme

Do të shitet qendra e skijimit Kodra e Diellit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian