Çfarë parashikojnë ndryshimet e Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive?

Propozim/ndryshimi i Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive parashikon dy çështje kyçe:

– Personat e infektuar detyrimisht kurohen në institucionet publike shëndetësore,

– Me përjashtim, personat e infektuar kurohen, kurohen edhe në institucionet shëndetësore private të cilat kanë leje për këtë lloj veprimtarie ose në kushte shtëpiake, nëse ka kushte për këtë,

– Nëse institucionet shëndetësore publike janë me kapacitete të mbushura, personat e infektuar me virus korona, me pajtim paraprak nga Ministria e Shëndetësisë, mund të kurohen edhe në institucionet shëndetësore private, të cikat kanë leje për këtë veprimtari.

Propozim/ndryshimet rregullojnë edhe kompetencat e shtuara të inspektoratëve.

– Inepektimin e zbatimit të masave në objektet gastronomike e bën Inspektorati i tregut.

– Inspektimet për zbatimin e masave gjatë marrëdhënieve të punës dhe prodhimtarisë i bën Inspektorati i punës.

– Inspektimet për zbatimin e masave në transportin publik i bën Inspektorati i transportit.

– Inspektim për zbatimin e masave bëjnë edhe inspektoratët lokal.

– Shërbimet e inspektimit kanë të drejtë të mbyllin veprimtarinë e institucionit që nuk respekton masat përkohësisht prej 10 deri në 30 ditë.

– Gjobat për shkeljen e masave janë prej 250 euro për personat fizik, deri më 30 mijë euro për personat juridik dhe tregtarët e mëdhenj.

AMENDAMENTI I PUSHTETIT

Amendamenti i pushtetit të cilin Ministria e shëndetësisë e pranoi parashikon mbajtjen e detyrueshme të mbrojtjes në fytyrë ose maskës sapo të dilet nga shtëpia, gjatë lëvizjes në ambiente të hapura dhe të mbyllura

– Vetëizolim të detyrueshëm pas testimit me virus korona.

– Ndalim i grupimit në shtëpi gjatë festimeve familjare dhe grupimeve të tjera në periudha të caktuara gjatë ditës.

– Ndalim i grupimit në hapësira publike (parqe, hapësira publike dhe çfarëdo hapësire jashtë) në periudha të caktuara të ditës.

– Masa të tjera të caktuara me ligj.

Masat vlejnë për aq kohë sa vazhdon përhapja e virusit. Për kohëzgjatjen dhe zbatimin e tyre vendos Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Debati vazhdon akoma për amendamentin e parë. Opozita kritikon punën e deritanishme të ministrit Filipçe për menaxhimin me pandeminë.

Fatlume Dervishi

Ngjarja paraprake

Muslimanët francezë akuzojnë Macron-in për përçarje të shoqërisë

Ngjarja e ardhëshme

Financat e Microsoft tregojnë bumin e shërbimeve cloud

të fundit nga