Megjithëse autoritetet po përdorin arsyetime të ndryshme për shkarkimin e Afrona Vërzivollit nga posti i revizorit të fondeve IPA, sërish ligji është i qartë se në cilat raste ndodh një gjë e tillë, transmeton TV21.
Momenti i parë që është në diskutim, është se çfarë kushtesh duhet të përmbushë një person që të jetë revizor i fondeve IPA?
Neni 5 thotë se revizori kryesor dhe zëvendësi i tij duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut
– Të ketë arsim të lartë në fushën e ekonomisë dhe juridikut
– të ketë më së paku 7 vjet përvojë punë në fushën e ekonomisë dhe juridikut
– të ketë vërtetim për njohuritë që i posedon në fushën e revizionit
– të posedojë njërën nga certifikatat ndërkombëtare për njohje aktive të gjuhës angleze dhe e njëjta të mos jetë më e vjetër se 5 vjet
– të mos kryejë funksion publik ose profesion, të mos jenë anëtar të organeve partiake apo edhe të subjekteve të tjera juridike
– të mos i janë shqiptuar sanksione, gjegjësisht gjobë për ndalim të kryerjes së profesionit.
Në fotografinë e dytë, gjithashtu janë të definuara kushtet se kur i ndërpritet mandati revizorit të IPA fondeve:
- me ndërprerjen e mandatit
- me kërkesën e tij
- me përmbushjen e kushteve për pension
- në rast të vdekjes dhe
- në rast shkarkimi.
Ndërkaq në nenin 7 thuhet se revizori shkarkohet nëse:
- ndalon t’i përmbush kushtet e parapara në nenin 5 dhe
- në rast të pamundësisë për kryerjen e detyrave në rast të sëmundjes apo shkaqeve të tjera.
Por, nga VLEN kanë bërë të ditur se Afrona Vërzivolli do të zëvendësohet përkohësisht me kuadër të VLEN-it derisa të sigurojë certifikatën e nevojshme, por nuk bëhet e ditur se kush do ta zëvendësojë./TV21


Burimi: tv21