cfare ndodhi ne shkollen fillore 7 marsi cellopek flet drejtori reka nuk kishte prapavije politike 674e1ad1b7158

Çfarë ndodhi në shkollën fillore “7 Marsi” – Çellopek, flet drejtori Reka: Nuk kishte prapavijë politike

December 2, 2024
min lexim

Tetov;, 2 dhjetor – Inspektorati Shtetëror i Arsimit pas kërkesës nga Ministria e Arsimit ka vizituar shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek të komunës së Bervenicës dhe shkollën e mesme “Nikolla Shtenjë” të komunës së Tetovës. Inspektorët në Çellopek kanë ardhur pas shfaqjeve, që kanë bërë nxënësit e këtyre shkollave për festat e 28 Nëntorit.

Drejtori i shkollës fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek, tha se kjo shfaqje nuk ka pasur për qëllim nxitje të urrejtjes ndëretnike apo për rritje të tensioneve. Reka thotë se çdo vendim që do të sjellë Inspektorati i Arsimit do ta respektojnë.

“Kjo ka qenë shfaqje fëmijësh dhe asgjë më tepër. Nuk ka pasur prapavijë as politike e as për të sjellë një mesazh ndarjeje apo lufte mos dhashtë Zoti, por thjesht ka qenë një manifestim i shënimit të datave historike të shqiptarëve që tradicionalisht festohen në të gjitha shkollat. Marrëdhëniet në këtë shkollë janë të shkëlqyera, kanë qenë dhe do të jenë edhe në të ardhmen, ku incidentet mes nxënësve tanë, mos them nuk kemi, normal se zënka mes fëmijëve ka pasur dhe do të ketë, por jo që janë me prapavijë etnike. Jemi të hapur për bashkëpunim, në qoftë se kemi bërë ndonjë shkelje, jemi të gatshëm ta pranojmë atë gjë, edhe nëse na dënojnë, ne jemi të gatshëm, kjo varet nga vendimi i tyre.”, – deklaroi drejtori i shkollës fillore “7 Marsi” – Çellopek, Jasin Reka.

Në një bisedë telefonike, Ylber Zenku, udhëheqësi i Njësisë Rajonale të Inspektoratit të Arsimit në Tetovë, e ka konfirmuar prezencën e inspektoratit në të dyja shkollat, atë fillore “7 Marsi” në Çellopek të komunës së Bervenicës dhe të shkollës së mesme “Nikolla Shtenjë” në Tetovë. Zenku tha se pas marrjes së dëshmive dhe fakteve nga të dyja shkollat në ditët në vazhdim Ministria e Arsimit do të del me vendim zyrtar.

Ndërkohë, drejtori Reka tha se prezenca e policisë pranë shkollës nuk është e nevojshme, duke shtuar se kjo nuk është në ingerencat e tij, por kërkon nga MPB-ja që të njëjtët t’i largojë se bashkëjetesa në komunën e Bervenicës, por edhe në shkollën “7 Marsi” të fshatit Çellopek është shembull për të gjitha komunat tjera.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

28 nentori bekteshi u arrestuan shqiptaret ndersa nuk u ndermorr asnje mase ndaj policit maqedonas qe perdhosi flamurin shqiptar 674e1a1f5c553
Story i mëparshëm

28 Nëntori, Bekteshi: U arrestuan shqiptarët ndërsa nuk u ndërmorr asnjë masë ndaj policit maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar

ushtari malazez fotografohet duke bere shqiponjen shkakton reagime ne mal te zi 674e2913de31f
Story i radhës

Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi

Të fundit nga

ShkoLartë