Çfarë ndodhë me trupin tuaj nëse mbani kufje shumë gjatë?

Doktorët kanë ndarë disa pasoja që vinë nga përdorimi i gjatë i kufjeve.

Doktorët kanë një rregull të quajtur rregulli i 60-60, shkruan “BrightSide”. Kjo do të thotë të mbani volumin në 60% për 60 minuta është e padëmshme.

Por kur ky rregull thyhet, ju mund të përjetoni marramendje, të përziera, ose edhe probleme me gjumin.

Këto janë disa prej efekteve të këqija të përdorimit të gjatë të kufjeve:

Mund të iu shkaktohet kokë-dhembje

Kjo do të vij nga presioni i gjatë që do të krijojnë kufjet në kokën tuaj. Kjo nuk duhet të ndodhi në mënyrë natyrale, por si rezultat kjo do të krijoj presion në veshin e brendshëm dhe të iu shkaktoj kokë-dhembje.

Mund të krijoni probleme me dëgjimin

Sipas shkencëtarëve, shumica e personave 30 vjeç duhet të mund të dëgojnë tingujt prej 17 kHz, që do të thotë ata mund të dëgjojnë një mushkonjë teksa afrohet. Por në të vërtetë shumica e personave të rinj nuk mund ta dëgjojnë sepse dëgjimi iu është dëmtuar nga kufjet.

Veshtë do të prodhojnë më shumë dyllë dhe do të bllokohen

Dylli i veshit do të krijoj bllokadë në vesh, pasi që kufjet do të bllokojnë atë nga dalja natyrale që bëjnë nga kanali i veshit. Kjo mund të qojë në infeksione të veshit dhe gjithashtu do ta shtyjnë dyllin më thellë në vesh.

Mund të iu zhvillohet një problem i quajtur vertigo

Vertigo është ndjenja e humbjes së balansit, duke krijuar një iluzion që gjithçka po rrotullohet rreth jush. Shpesh është e shoqëruar nga të përziera dhe marramendje. Kjo ndodhë pasi që veshtë tuaj janë të bllokuar dhe izolohet tingulli, transmeton lajmi.net.

Mund të dëgjoni tinguj që nuk ekzistojnë

Nëse veshi juaj është mësuar të dëgjoj tinguj në afërsi vazhdimisht, ju mund të zhvillon një problem që quhet Tinitus. Kjo gjendje do iu bëjë të mendoni se po dëgjoni një tingull edhe nëse gjithçka është në qetësi rreth juve.

Mund të shkaktoj probleme me lëkurën ose akne

Sipas ekspertëve mjekësorë, kur vazhdimisht përdorni kufje, sidomos gjatë palestrës kur djersiteni, ju do të mbledhni shumë bakterie që do të shumohen rreth fytyrës tuaj. Kjo do të shkaktoj irritime dhe akne në fytyrën tuaj. Gjithashtu mund të shkaktoj puçrra në vesh.

Ngjarja paraprake

Të dhënat e INSTAT/ Shqipëri, ja kush paguhet më shumë

Ngjarja e ardhëshme

Faktet Të Rëndësishme Për Shëndetin – Kondicioneri Që Pastron Ajrin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian