Çfarë ndodh nëse grupet kriminale marrin në dorë MEMEX? Ish-kreu i policisë: Do të ketë pasoja! Gazetari Veliu: Do krijohet…

Hakerat iranianë të cilët kanë hyrë brenda disa sistemeve të rëndësishme të Policisë së Shtetit, flitet se mund të kenë thyer edhe MEMEX, sistem që mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

Por sa të rënda do të jenë pasojat nëse ky sistem bie në dorë të grupeve kriminale? Nga paneli i “Top Story” me Sokoll Ballën, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj paralajmëroi se kjo do të sillte shumë pasoja.

“Grupet kriminale janë të interesuar të thithin informacion për kundërshtarët e tyre. Kjo situatë në një farë mase, i favorizon edhe të ruhen, edhe të marrin informacion se çfarë di kundërshtari për ta. Mendoj se do ketë pasoja”- tha Hajdarmataj.

Nga ana tjetër, demokrati Edvin Kulluri tha se nëse thyerja e këtij sistemi do të sillte ndonjë akt kriminal, do të ishte shumë e rëndë pasi Irani mund të bashkëpunojë me krimin.

“Nëse do ketë një akti kriminal për shkak të kësaj, është shumë rëndë. Irani mund të bashkëpunojë me krimin”- tha Kulluri.

Edhe gazetari Muhamed Veliu mbajti të njëjtin qëndrim, teksa tha se shërbimi Iranian përdor kriminelë të vendeve të ndryshëm, sidomos kundra eksponentëve të MEK. Ai tha se tjetër çështje shqetësuese është edhe ekspozimi i personave që kanë bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, që pritet të sjellë destabilitet.

“Shërbimi iranian përdor kriminelë në vend të ndryshme, sidomos kundra eksponentëve të MEK, si për shembull ajo që ndodhi në Suedi. Ajo që është më shqetësuese, këto informacion  që kanë mundur të marrin, po i servirin falas. Ne nuk e dimë sesa i madh do të jetë dëmi. Irani duke nxjerrë foto të njerëzve  që kanë qenë në hetim, apo nëse nxjerrin informacion se kush e ka ndihmuar policinë në punën e saj, do të krijojë një destabilitet, atë që do Irani duke qenë se është kundër vendimit të Shqipërisë në strehimin e muxhahedinëve”- tha gazetari Muhamed Veliu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Si kursejnë dyqanet gjermane? Dyer të mbyllura, reklama të shuara, ngrohje të reduktuar

Story i radhës

Modelja sensuale hungareze synon të luajë në një film për James Bondin

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish