Çfarë mendon Administrata Biden për VV-në?

Mangësia e madhe në këto zgjedhje është fakti se votuesi nuk e ka të qartë se cili do të jetë mendimi dhe qëndrimi i Administratës Biden për politikat e deritashme të VV-së në raport me SHBA-në.

Si duket qytetari i Kosovës do të dalë para kutive të votimit duke mos e kuptuar këtë. Ky është hendikep për rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë segment do të ishte ndihmesë e mirë që Administrata Biden ta sqarojë këtë pozitë me t’u vendosur në Uashington.

Unë jam i bindur se qasja e VV-së në këtë segment, pra në raport me Uashingtonin (Administratën Biden) nuk do të ndryshojë shumë dhe ky subjekt përsëri në këtë dimension do të determinojë problem të madh për fatin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Ky nuk është paragjykim imi, ky është gjykim i bazuar në paragjykimet e VV-së në raport me SHBA-në për kohë të gjatë.

Disa që janë naivë apo shiten për të tillë, konstatojnë se fakti që Kurti kërkoi nga diaspora jonë në SHBA ta votojë Bidenin është dëshmi se çfarë do të mendojë Biden për VV-në. Ata po mendojnë se për VV-në mjafton fakti se ajo ishte kundër Trumpit për të dëshmuar se është me Bidenin.

Është e lehtë për t’i bishtëruar kësaj dileme me elegancë – votoni Partinë Demokratike të Kosovës. PDK është dëshmuar në shtet-ndërtim e sipër, por edhe më rrënjët e veta në UÇK se, në këtë dimension s’ka dilema.

(Autori anëtar i PDK-së, i aderuar së fundi)

Ngjarja paraprake

Drogë, vjedhje në qendër tregtare dhe “tapë” në timon, 7 të arrestuar në Tiranë

Ngjarja e ardhëshme

Këto këshilla të rëndësishme duhet ti dinë 20 vjeçarët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian