Çfarë kanë thënë të dyja palët për bisedimet?

Negociatorët ukrainas dhe rusë po takohen në Turqi për bisedime ballë për ballë për herë të parë në dy javë, me Kievin që kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha për bisedimet në Stamboll: “Ne nuk po tregtojmë njerëz, tokë apo sovranitet.

Programi minimal do të jetë çështje humanitare, kurse programi maksimal është arritja e marrëveshjes për armëpushimi, tha ai në televizionin kombëtar, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Por këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës Vadym Denysenko tha se dyshon se do të ketë ndonjë përparim.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së hodhi dyshime të ngjashme mbi shpresat për përparim, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk dukej i gatshëm për të bërë kompromise për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se bisedimet e deritanishme nuk kishin dhënë ndonjë përparim thelbësor, por ishte e rëndësishme që ato të vazhdonin personalisht. Ai nuk pranoi të jepte më shumë informacion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 29 mars 2022

Story i radhës

Parashikimi i motit për sot, maksimalja deri 21 gradë

Të fundit nga