Çfarë garanton sigurinë në Ballkanin Perëndimor?

Integrimet Euroatlantike tregohen si garancioni më i mirë për një siguri të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Për këtë deklarohen dhe ekspertë eminent të sigurisë dhe politologë nga rajoni dhe më gjerë. Ballkani Perëndimor mbetet një sfidë dhe fushë e ndjeshme për lojërat gjeopolitike e fuqive të mëdha, mes të cilave duhet veçuar Rusinë. Një konstatim i nxjerrë sikur qëndron, se gjersa të gjitha këto vende nuk bëhen pjesë e NATO-s dhe pjesë e BE-së, nuk mund të themi se kjo hapësirë e Ballkanit Perëndimor është stabile. Kjo ngase një çerek shekulli pas konflikteve me luftëra dhe më tej rrezikohet paqja nga proceset retrograde që e bëjnë të plleshëm rajonin për lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha.

Këtu bëhet fjalë për Rusinë, këtu nuk duhet marrë se me hyrjen e Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO, jo se Rusia do zbehë ndikimin e saj në këto hapësira, apo thjeshtë se shumë lehtë do të tërhiqet nga ndikimi i saj në Ballkanin Perëndimor. Kështu vetëm Rusia sfidon qëllimet e NATO-s dhe BE. Ajo që duhet thënë është se shtetet e ish-Jugosllavisë janë shumë të ndara me shumë antagonizma mes vete, dobësitë institucionale, korrupsioni shumë i lartë dhe një autoritarizëm në rritje. Për këtë, jo se edhe bashkësia ndërkombëtare nuk kontribuonte, e cila në një masë dhe preferonte të ashtuquajtur një stabilokraci apo një stabilitet demokratik, po edhe ishte e gatshme të hynte dhe në marrëveshje me akterët, të cilët në një mënyrë do të garantonin në një masë stabilitetin në rajon.

Tani një vështrim të akterëve të rajonit. Çfarë paraqet gjeopolitika e Serbisë që tregon se është e fiksuar drejt Brukseli, apo dhe më tej Beogradi qëndron në dy binarë duke e ndarë karrigen me Rusinë. Deklarimi i tyre zyrtar është se ajo karrige e dytë nuk ekziston fare. Pra, Serbia synon integrimin në BE, por dhe zyrtarisht nuk duan të hyjë në NATO, sipas tyre ata përmes IPAP zhvillojnë marrëdhëniet shumë të mira me Aleancën. Për me Rusinë, kishin pohuar se kanë marrëdhënie të komplikuara.

Politologë dhe njohës të mire mendojnë se çelësi i avancimit dhe forcimit të demokracive në Ballkanin Perëndimor dhe stabilizimit të rajonit, qëndron në shpejtimin e proceseve të integrimit të te gjitha vendeve në Evropë.

Dhe këtë e tregon rasti i Maqedonisë së Veriut e cila, përkundër turbulencave që kishte në skenën e brendshme politike, arriti që me Greqinë të zgjidh mosmarrëveshjen e decenieve që kishte dhe të futet në NATO. Megjithatë, përkundër premtimeve të dhëna Brukselit, nuk ka filluar negociatat me Unionin Evropian, që është një mesazh i keq i qeverisë pro-evropiane të Zoran Zaevit.

E vetmja rrugë e gjithë popujve të Ballkanit është Unioni Evropian dhe NATO. Normal se Serbia nuk dëshiron të futet në Paktin Euroatlantik, që kuptohet për shkak të rrethanave historike. Megjithatë, çelësi i vetëm për sigurinë e rajonit është anëtarësimi në BE, por për rrethanat ekzistuese ishte dhe mbetet anëtarësimi në NATO. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut tani më janë, mbetet që dhe Kosova të anëtarësohet në Paktin Euroatlantik, pra në NATO.

Turqia, çështje thelbësore që intereson është rajoni i gjerë i Lindjes së afërt, në atë ndërkombëtar synon të jetë lider në botën islamike. Megjithatë nuk mban ndikim aq në bashkësinë myslimane të Azisë si në Malajzi apo Indonezi. Ndikimi i Turqisë është më tepër regjional. Turqia gjithherë ka dhënë statusin që lidhë Lindjen dhe perëndimin. Po të humbi Turqia identitetin e sajë perëndimor do të ishte një proces shumë i dhimbshëm për të, ngase të gjitha principet e saja janë të mbështetura në institucionet e perëndimit.

Në Konferencën rajonale ,që ishte mbajtur në Podgoricë, dedikuar sfidave gjeopolitike dhe perspektivës së Ballkanit Perëndimor, kishte dominuar mendimi se radikalizmi islamik dhe terrorizmi nuk paraqesin aq rrezik për Ballkanin Perëndimor, nuk paraqet rrezik edhe pse një numër i konsideruar nga Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, u rekrutuan luftëtarë në luftërat e huaja e në shërbim të forcave ekstremiste. “Kjo pyetje ishte bërë më tepër çështje politizimi. Gjerë në vitin 2016 vërtet ishte e mundur të flitej, në një mënyrë, për një numër alarmant të njerëzve që shkonin atje”, prof. Turqalo.

“Kjo ngase xhihadizmi nga Ballkani, më tepër kishte një dimension social, se atë ideologji-teologjike” prof. Ruzhin.

Mund të themi, se me që shumica e shteteve janë pjesë e NATO-s, siguria e këtij rajoni është larg më e madhe, nga sa ishte në këto 30 vitet e fundit. SHBA dhe Aleanca veri-atlantike në dhjetëvjetëshin e fundit, në veçanti, si asnjëherë më parë ka vënë vëmendjen dhe përkushtimin në këtë rajon. Përkundër kësaj shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet pritur që për sigurinë garantuese të jetë vetëm Aleanca. Për sigurinë e rajonit kërkohet që secila qeveri e shteteve të bënte investimet e mençura politike dhe të kultivojnë miqësinë këto mes vete.

SHBA për një manovër të madhe ushtarake tani në 2021 në Evropë me qendër në Ballkan

Forcat e armatosura të SHBA me aleatët në NATO do të bëjnë një manovër të madhe, nga fundi i pranverës dhe fillimit të verës “Defender Europe 21” (Mbrojtësi i Evropës 21) në tërë Ballkanin, përjashtim Serbisë. Kuptohet nga Rrjeti i sigurisë së Ballkanit. “Defender 21” do shfrytëzojë të gjitha poligonet ushtarake. Është planifikuar edhe baza “Bondstil” afër Ferizajt.

Nga njësitë e mëdha e të fuqishme amerikane, do jenë divizioni 82 i desantit ajror, brigada 173 parashutiste nga Viçence në Itali dhe brigada 53 e këmbësorisë e Gardës Nacionale e Floridës. Këto do kenë mbështetjen e aviacionit të transportit, marinës dhe shumë njësi në mbështetje luftarake.”Defender 21″ I pari që paralajmëroi ishte ambasadori amerikan në Greqi Gjefri Pjat në poligonin ushtarak Litoro tek mali Olimp në shkurt 2020. Në mesin e vitit 2020 zëvendësi I shefit të shtabit të Ushtrisë tokësore të SHBA për Evropë Gjeneral brigade Shon Bernabi kishte zbuluar mbajtjen e kësaj manovre për fillim vere të 2021.

Në Shqipëri do të stacionohen afro 8.000 ushtarë amerikanë, Ministria e mbrojtjes në Tiranë ka publikuar foto në konferencë për ushtrimet e planifikuara. Shqipëria për “Defender 21”deklaron si njëra ndër ushtrimet më të mëdha të zhvilluara ndonjë herë në Shqipëri.

NATO poashtu ka paralajmëruar ushtrime

Paralel me trupat amerikane, në ushtrimet e mëdha ushtarake në rajon në 2021 do të bëjë edhe Aleanca Veri-atlantike NATO.

Sipas kalendarit zyrtar të kësaj manovre Komanda Supreme e Aleancës NATO për Evropë, qëndron se kjo manovër ushtarake “Mbrojtësi i fortë 21” (Steadfast Defender 21) do të mbahet nga 20 maji gjerë më 22 qershor.

Ngjarja paraprake

Meshkujt e këtyre shenjave të horoskopit i mbajnë paratë vetëm për vete

Ngjarja e ardhëshme

Biden: Perëndimi të dalë me nisma infrastrukturore për të rivalizuar Kinën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian