Çfarë është vaksina e Oksfordit – tashmë e miratuar në Mbretërinë e Bashkuar – dhe si funksionon ajo?

Një vaksinë kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar nga rregullatori, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

Kështu, sipas BBC, Qeveria britanike ka porositur 100 milionë doza të vaksinës – miratimi i së cilës ndjek shpërndarjen e vaksinës Pfizer, e cila ishte e para që u miratua.

Çfarë është vaksina e Oksfordit dhe si funksionon?

Sipas BBC, ajo është bërë nga një version i dobësuar i një virusi të zakonshëm të ftohjes (i njohur si adenovirus) nga shimpanzetë. Ai është modifikuar që të duket më shumë si coronavirus – edhe pse nuk mund të shkaktojë sëmundje.

Kur vaksina injektohet tek një pacient, ajo e shtyn sistemin imunitar të fillojë të prodhojë antitrupa dhe e kryen atë për të sulmuar çdo infeksion të coronavirusit.

Po sipas BBC, hulumtimet kanë treguar se është shumë efektive.

Ndryshe nga vaksina e Pfizer – e cila duhet të mbahet në një temperaturë jashtëzakonisht të ftohtë (-70C) – vaksina e Oksfordit mund të ruhet në një frigorifer normal. Kjo e bën shumë më të lehtë shpërndarjen.

Si është prodhuar vaksina kaq shpejt?

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit kishin bërë shumë punë para vitit 2020 në zhvillimin e një vaksine e cila mund të përshtatet për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Kjo do të thoshte se “shumë gjëra” ishin tashmë në vend dhe shkencëtarët nuk po fillonin nga e para.

Vaksina ka kaluar të gjitha fazat e zakonshme të hulumtimit, edhe pse për shpejtësi këto janë mbivendosur kur zakonisht ndodhin njëra pas tjetrës.

Sa efektive është vaksina e Oksfordit?

Vaksina e Oxford-AstraZeneca është treguar e sigurt dhe se provokon një përgjigje imune tek njerëzit e të gjitha moshave, përfshirë ata mbi moshën 55 vjeç.

Ndryshe nga Pfizer, që tha se vaksina e saj ishte 90% efektive, Oxford-AstraZeneca paraqiti tre shifra të ndryshme:

Në përgjithësi, vaksina u gjet të ishte 70% efektive.

Për shumicën e njerëzve në teste që morën dy doza të plota, shifra ishte 62%.

Sidoqoftë, për një grup të vogël që mori një gjysmë doze dhe më pas një dozë të plotë, kjo shifër ishte 90%. Ende nuk është e qartë pse rezultatet ishin më të mira për këtë grup.

A është vaksina e Oksfordit aq e mirë sa e Pfizer?

Sipas BBC, është e rëndësishme të mbani mend edhe shifra më e ulët prej 62% është një rezultat më i mirë se i vaksinës më të mirë të gripit, e cila është rreth 50% efektive.

Dhe askush që mori vaksinën nuk u shtrua në spital ose u sëmur rëndë për shkak të COVID-19.

Për sa kohë jeni të mbrojtur nga COVID-19?

Ashtu si me të gjitha vaksinat që po zhvillohen kundër coronavirusit, ne nuk e dimë akoma.

Mund të ndodhë që njerëzit kanë nevojë për vaksinime vjetore, siç ndodh me gripin e zakonshëm. 

Ngjarja paraprake

Conor McGregor krahasohet me Muhammad Ali para rimeçit me Dustin Poirierin

Ngjarja e ardhëshme

Ju gjet municon luftarak brenda shtëpisë, arrestohet 54 vjeçari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian