Çfarë është Burst Mode në iPhone dhe si ta përdorni

Burst Mode është shndërruar në një opsion standard në shumicën e smartfonëve. Në momentin që aktivizohet ju mund të kapni disa foto njëherazi, shumë të dobishme në rastin kur objekti juaj po lëviz.

Është një funksion i integruar në aplikacionin e kamerës së iPhone ku kap disa foto me shpejtësi. Është opsion i mrekullueshëm nëse dëshironi të zgjidhni foton më të mirë ideale për selfiet, fotot në grup dhe evenimentet sportive.

Burst Mode funksionon me kamerën e pasme por edhe selfie. Në këtë artikull ju tregojmë sesi të përdorni Burst Mode në iPhone.

Ja sesi të përdorni Burst Mode nga iPhone XS tek modelet e fundit

  1. Hapni aplikacionin e kamerës
  2. Aplikacioni hapet në modalitetin Photo. Nëse një modalitet tjetër është i përzgjedhur duhet të kaloni tek ky i fundit.
  3. Kur të jeni gati tërhiqni në të majtë butonin e shkrepjes dhe fotot Burst fillojnë të realizohen
  4. Hiqni gishtin nga ekrani kur dëshironi të ndalojë

Ja sesi të përdorni Burst Mode në iPhone X dhe modelet e kaluara

  1. Hapni aplikacionin e kamerës
  2. Kaloni në modalitetin Photo nëse nuk jeni aty
  3. Kur të jeni gati shtypni butonin e shkrepjes dhe mbani të shtypur
  4. Hiqni gishtin kur dëshironi që shkrepja të ndalojë

Aktivizoni Burst Mode me butonat e volumit

Ndonjëherë nuk është praktike të mbanin shtypni në butonin e shkrepjes në ekran sidomos për selfiet. Ka një alternativë tjetër për modelet iPhone XS dhe ato të fundit të iPhone por duhet ta aktivizoni vetë.

  1. Hapni Settings
  2. Shkoni tek Camera
  3. Aktivizoni opsionin Use Volume Up for Burst
  4. Hapni aplikacionin e Camera
  5. Me modalitetin Photo mbani shtypur butonin lart të volumit
  6. Hiqni gishtin kur dëshironi që shkrepja të ndalojë.

/PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Bunkeri superluksoz ku do të futen të pasurit në rast apokalipsi

Ngjarja e ardhëshme

Reagon Atletico

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian