Çështje e re Kosovë-Serbi, reagon Qeveria Kurti

August 16, 2023
1 minut lexim

Një çështje e re është shfaqur në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

MTS, kompania bijë e grupit Telekom Serbia e cila operonte në Kosovë, i është tërhequr licenca operative.

Sipas organeve qeveritare kosovare, kompania shfaqte, parregullsi administrative. Parregullsia qëndronte në pasaportën e një prej anëtarëve të bordit drejtues, e cila është e lëshuar nga Republika e Serbisë. 

Por kompania e kundërshton këtë vendim të qeverisë së Kosovës.

“Është e qartë që vendimi iautoriteteve në pushtet aktualisht në Prishtinë, ka për qëllim të ushtroj presion mbi pjesën e investimit më të rendësishëm të kompanisë (Telecom Serbia) në territorin në pronësi të shtetit të Serbisë.”- tha Vladimir Lucic.

Ndërkohë Prishtina deklaron se po mbron sundimin e ligjit me iniciativa kundër korrupsionit.

Një zëdhënës i qeverisë kosovare, pohon se kompania duhet ta respektoj ligjin dhe strukturat demokratike të vendit në të cilin operon.

“Pavarësisht se sa e rëndësishme mund të jetë kauza e një kompanie, ekziston subjekti i ligjit dhe duhet ta respektojë atë, si dhe strukturat demokratike të vendit në të cilin operon.”

Bashkimit Europian ka thënë se është “vigjilent” ndaj situatës, në vendin që synon të jetë kandidat për integrim. Komisioni Europian ka pohuar për Euronews se është duke diskutuar me të gjitha palët e përfshira.

Por skenari nuk është i ri për panoramën mediatike të Kosovës. Jo më shumë se disa javë më parë, qeveria vendosi të pezullojë aktivitetin e një prej stacioneve televizive më të mëdha të vendit, Klan Kosova, gjithashtu me pretendimin se shfaqte shkelje administrative.

Në fund, një vendim i gjykatës i lejoj kanalit kritik ndaj qeverisë, të vijojë transmetimin.

Gazetarët e Kosovës protestuan të hënën e 31 korrikut kundër vendimit të Qeverisë për të pezulluar licencen e televizionit.

Por tani gjithnjë e më shumë zëra, akuzojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për praktika tepër autoritare.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sanksionet e BE ndaj Kosovës, DW: Prishtina zyrtare i cilëson të padrejta

Story i radhës

Aksidentohet Mozzik, publikon pamjet

Të fundit nga

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet shpërndarësi

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin
ShkoLartë