Çështja e detit/ Kryediplomati grek kujton negociatat, pret këtë zgjidhje

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, në një intervistë për mediat greke, i është rikthyer edhe një çështjes së detit me Shqipërinë duke kërkuar që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kryediplomati helen shpreson te rinisja e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë rreth kësaj marrëveshje, ndërsa thekson se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane.

Nikos Dendias: Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinental dhe EEZ, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar, me të gjitha vendet fqinje. Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur.

Siç deklarova kohët e fundit në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në vitin 2009, por në fund ajo nuk vazhdoi për arsyet e njohura.

Shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të kapim përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët. Është e  rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura.

I ftuar në Samitin e “The Economist” në Athinë, më 16 shtator, kryeministri Edi Rama do të shprehej se kërkon që kjo çështje të zgjidhet nga një palë e tretë, qoftë edhe Gjykatë Ndërkombëtare.

Edi Rama: Shpesh këto marëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakortësi për të. Të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, një palë e tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë përmes gjykata ndërkombëtare.Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu.

Debati për çështjen e detiti u rikthye teksa kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të deklaronte në parlament se, vendi i tij do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.

Ngjarja paraprake

Priten reshje bore në viset malore

Ngjarja e ardhëshme

Marchisio: Juve-Napoli duhet të luhet në një tjetër orar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian