Certifikohet zgjedhja e presidentit të ri në Qipron Turke

Ersin Tatar, presidenti i sapo zgjedhur i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), mori sot certifikatën e zgjedhjes, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjëja e rëndësishme është të punojmë për përmirësimin e TRNC-së dhe turqve qipriotë”, tha Tatar në ceremoninë në kryeqytetin Lefkosa duke marrë certifikatën nga Narin Ferdi Şefik, kreu i Bordit të Lartë Zgjedhor.

Ersin Tatar, kryeministri i deritanishëm dhe kandidati presidencial i Partisë së Unionit Kombëtar, fitoi në raundin e dytë të votimit me 51,74 për qind të votave, përkundër kandidatit të pavarur Mustafa Akıncı, i cili ishte presidenti i tanishëm i vendit dhe mblodhi 48,76 për qind të votave.

Në raundin e parë të mbajtur më 11 tetor, Tatar doli i pari duke marrë 32,34 për qind të votave ndërsa Akıncı i dyti me 29,8 për qind të votave. Zgjedhjet presidenciale mbetën në raundin e dytë për shkak se asnjë prej 11 kandidatëve garues nuk arritën të marrin mbi 50 për qind të votave në raundin e parë.

Presidenti i zgjedhur do të betohet si presidenti i pestë i vendit pasi rezultatet të publikohen në Gazetën Zyrtare.



. .

Ngjarja paraprake

Manchester United me tri mungesa të mëdha kundër PSG-së

Ngjarja e ardhëshme

Policia arreston afro 600 protestues pas demostratave në Kili

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian