celibashi pret king smith qeveria britanike mbeshtetje per fuqizimin e institucioneve shqiptare 66abd8828e2d7

Celibashi pret King-Smith: Qeveria britanike mbështetje për fuqizimin e institucioneve shqiptare

August 1, 2024
1 minut lexim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mikpriti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith me të cilin zhvilluoi bashkëbisedimin e fundit para përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Në takim u diskutua me detaje mbi përpjekjet e qeverisë britanike për fuqizimin e demokracisë dhe institucioneve të pavarura në Shqipëri dhe rajon, si dhe ndanë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e fundit të ndryshimeve legjislative në Kodin Zgjedhor që mundësojnë votimin e shqiptarëve jashtë vendit dhe adresimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadori King-Smith siguroi për vazhdimin e mbështetjes shumë-planëshe ndaj KQZ dhe forcimin e rolit koordinues të institucionit në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore dhe intensifikimit të mbikqyrjes së financimit të subjekteve dhe fushatave zgjedhore.

Celibashi i shprehu ambasadorit King-Smith mirënjohjen për rolin si mik i vërtetë dhe kampion i mbështetjes së KQZ-së dhe zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

MARKETING

RENT A CAR

shperberja e keshillit gjyqesor dhe te prokurorise partneret qeveritare me qendrime kontradiktore 66abd5f5954b6
Story i mëparshëm

Shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë. Partnerët qeveritarë me qëndrime kontradiktore

eurozona perballet me renie te madhe te prodhimit 66abdd3332100
Story i radhës

​Eurozona përballet me rënie të madhe të prodhimit

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë