Çelet fushata, Balla prezanton kandidaten socialiste për Lushnjën

Megjithëse sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Partia Socialiste nuk pati organizim të posaçëm, ndërsa Edi Rama ndodhet në Gjermani prej ditësh, ku po zhvillohet konferenca e Sigurisë.

Ishte drejtuesi Politik I Fierit, Taulant Balla që edhe sot vijoi me takimet me banorë të Lushnjës për të prezantuar kandidaten për këtë bashki, Erisela Sefa. Ai tha se PS nuk ka bërë mjaftueshëm për këtë bashki, por si pengesa identifikoi tërmetin dhe pandeminë.

“Ne do e bëjmë, do e shërojmë plagën që la Saliu dhe Luli. Rama i ka kërkuar plan për menaxhim të gjithë kryetarëve të bashkive. Veç një se kemi ne dhe ai është modeli më i keq. Se si menaxhohet Shkodra s’ka bashki në vend. S’po ndalem te kandidatët, te ai i Ilirit dhe i Berishës apo i Lulit. Kriter që të zgjidhesh nga Luli, duhet të jesh gjumash”

Ai sulmoi Berishën, duke thënë se nuk duhet të jetë në politikë pasi është shpallur non grata nga shba.

“Nuk ka në Lushnjë votë për t’ia dhënë Saliut që ta përdori si mish për top kundër SHBA. Në Shqipëri duhet të kesh standarde që në momentin kur shpallesh non-grata nga SHBA, ky person largohet automatikisht nga politika. Tani që është bërë bashkë me Metën, e ka shtuar arsen që asnjë lushnjar mos t’ia jap votën. Ia ka parë hajrin Lushnja Saliut. Nga 97 e deri tani. Kam takuar njerëz që kanë humbur fëmijët në 97, vepër mizore e shkaktuar nga Berisha. Ai vjen këtu në Lushnjë dhe kërkon votë. Por ne nuk harrojmë”

Në këtë takim ishte dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku e cila u shpreh se pas 2013 PS ka bërë shtet. Për bashkinë Lushnjë, përballë Eriselda Sefës, është Indrit Sefa i PD-së dhe Elton Bano i koalicioni Shtëpia e Lirisë.

/

Story i mëparshëm

Moti nesër në Kosovë

Story i radhës

Gjendja me pandeminë, flet ministri Sali

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish