Çela: Shëndoshëm OSHEE-në dhe investuam në shërbime, nuk ka më radhë të gjata e fatura afrofe

Administratori i OSHEE-së Ardian Çela bëri një rezyme në sektorin e energjisë elektrike nga viti 2013 në vitin 2021, duke theksuar se OSHEE ka përmirësuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët.

Ai shprehet se është rritur niveli i arkëtimeve, ka rënë niveli i humbjeve, janë shtuar pikat dhe sportelet që shmangin radhët e qytetarëve, si dhe është hequr fatura e padrejtë e afrofesë.

“Para nisjes së reformës së Energjitikës, në 100 lekë që hidhesh energji elektrike në rrjet paguhej më pak se gjysma. Mentaliteti i krijuar prej vitesh për të trajtuar energjinë elektrike si një mall pa Zot thelloi gropën financiare të OSHEE-së. 150 milionë dollarë humbiste çdo vit nga vjedhjet dhe mospagimi i energjisë elektrike. Mungesa e energjisë elektrike dhe defektet ishin aq të shpeshta sa në qytete, mungonte edhe me ditë energjia. Sot kjo situatë duket e largët dhe është transformuar. Qytetarët e kuptuan që shëndoshja e OSHEE-së është në të mirë të tyre. Niveli i humbjeve në 2013-ën ishte ne nivelin 45-50 për qind, viti 2020 shënoi nivelin 21.4 për qind. Sa i përket arkëtimeve sot kompania arkëton 300 milionë dollarë më shumë se para 8 viteve. Rritja e të ardhurave dhe arkëtimeve krijoi mundësinë që kompania të shëndoshej dhe të hidhte sytë te investimet dhe përmirësimi i shërbimeve te qytetarët. Hapi i parë që bëmë ishte krijimi i sa më shumë pikave për tu krijuar shërbime qytetarëve. Nëse në vitin 2013 numëroheshin 49 sportele në gjendjen më të mjerueshme, sot ne kemi 98 sportele me pajisjet më moderne. Kemi shtuar edhe 2000 sportele alternative. Kemi arritur të shkurtojmë ato radhë të gjatë. Kompania investoi edhe në përmirësimin e sistemit të faturimit”, tha Çela.

“Një nga shërbimet më të rëndësishme mendoj se është ajo që ndodhi në 1 korrik 2016. Kompania fshihu përfundimisht mënyrën e faturimit afrofe, më e padrejta që i bëhej qytetarët, sot të gjithë abonentët janë të pajisur me matësa dhe paguan atë që konsumon. Përmirësimi i sistemit të faturimit tregohet edhe nga rënia e ankesave. Vetëm në vitin e parë të reformës në sistemin e shpërndarjes u investuan 50 milionë dollarë, si kurrë më parë. Në vitin e dytë kompania e zgjeroi gamën e shërbimeve duke hedhur sytë në sektorin e turizmi”, shtoi ai.

Ngjarja paraprake

A rrezikohet procesi i paqes në Afganistan nga përfshirja e Moskës?

Ngjarja e ardhëshme

Mirela gëzon Kosovën në Austri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian