Endri Çekiçi ka luajtur nga minuta e parë në Turqi për ekipin e Ankaragucu, ndërsa u zhvillua transferta kundër Gotzepe.
Përballja ka përfunduar në shifrat 3-1 dhe jo pak është dëshpëruar edhe futbollisti shqiptar.
Jo vetëm për shkakun se kjo humbje vazhdon që ta lërë Ankaragucu në vendin e fundit, por edhe për arsyen se kishte mundësinë që të ndryshonte fatin e takimit.
Kur ndeshja ishte në shifrat 1-0, Endri Çekiçi ka fituar një penallti në minutën e 28.
Por ekzekutimi i tij ishte tërësisht për t’u harruar pasi topi përfundoi jashtë stadiumit.