Ceballos: Qëllimi im është të rikthehem të Reali dhe të jem i rëndësishëm aty

Mesfushori i Arsenalit, Dani Ceballos ka zbuluar planet për të ardhmen.

Spanjolli që është huazim për vitin e dytë të Arsenali, në fund të edicionit është i lirë të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, vetëm nëse dy klubet arrijnë marrëveshje që ta mbajnë lojtarin në Londër.

Por, Ceballos ka shpjeguar se qëllimi i tij është të rikthehet të Reali dhe të jetë i rëndësishëm në skuadër.

“Qëllimi im është që një ditë të rikthehem të Real Madridi dhe të jem i rëndësishëm në klubin më të mirë në botë”, tha ai.

Ceballos në kohën e fundit është duke luajtur me shumë, derisa “Topçinjtë” kanë fituar tri ndeshje radhazi, kurse në përballjen e radhës takohen me Newcastle United.

Ngjarja paraprake

“Pas shpresës për jetë”, letër falënderimi publik

Ngjarja e ardhëshme

Indonezia javën e ardhshme fillon vaksinimin masiv kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian