Çdo 33 sekonda ka ndërruar jetë një amerikan nga COVID-19, rreth 19 mijë viktima vetëm javën e fundit

SHBA ka regjistruar mesatarisht një vdekje si pasojë e COVID-19 në çdo 33 sekonda përgjatë javës së fundit, sipas Johns Hopkins University, transmeton Gazeta Sinjali.

Kanë qenë 18 mijë e 462 vdekje që janë shënuar javës së fundit, nga 28 dhjetori deri më 3 janar mesatarisht kanë humbur jetën rreth dy mijë e 600 persona.

Po ashtu, dhjetori i vitit 2020 ka qenë muaji më vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë me 77 mijë e 572 vdekje në total, apo mesatarisht mbi dy mijë e 500 vdekje në ditë.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Gjuzi tregon pse Rama e hoqi Xhaçkën nga Mbrojtja dhe e çoi te Diplomacia

Ngjarja e ardhëshme

​Si t’i përgjigjeni pyetjes: Çfarë do të bëni nëse nuk e fitoni këtë pozitë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian