Çavuşoğlu: Turqia e gatshme të përmbushë çdo kriter për anëtarësim në BE

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, pas takimit me homologen e tij suedeze, Ann Linde, ka deklaruar se Turqia është e gatshme të përmbushë çdo kriter për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) nëse blloku evropian dëshiron të negociojë me ndershmëri me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën e përbashkët për media me kryediplomaten suedeze, Çavuşoğlu theksoi vendosmërinë e Turqisë ndaj anëtarësimit, megjithatë siç tha ai, sot BE-ja duhet të marrë vendime serioze për shumë çështje, përfshirë çështjen e zgjerimit.

Kryediplomatët e dy vendeve po ashtu vlerësuan çështjet rajonale, siç njoftoi Çavuşoğlu, përfshirë Malësinë e Karabakut dhe Sirinë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Ne presim më shumë mbështetje dhe bashkëpunim konkret nga Suedia në luftën kundër terrorizmit”, tha Çavuşoğlu, duke iu referuar veprimtarive të grupeve terroristeve PKK dhe FETO në Suedi.

Siç tha kryediplomati turk, shumë anëtarë të FETO-s aplikuan për azil në Suedi dhe se “fatkeqësisht ata u pranuan”.

Në konferencën për media, kryediplomati turk foli edhe për problemin e Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke theksuar se thirrja e komunitetit ndërkombëtar ndaj Armenisë për zgjidhjen e problemeve duhet të jetë “tërhiqu nga territoret e Azerbajxhanit”.



.. .

Ngjarja paraprake

Prezantohet “Parkingu nëntokësor”, përfundon pas 18 muajsh

Ngjarja e ardhëshme

Ditëlindja ende s’ka mbaruar për Bellën, modelja bën festë të ‘çmendur’ me shoqëri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian