Çavuşoğlu dhe Lavrov biseduan për Malësinë e Karabakut

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu dhe Lavrov në bisedë kanë trajtuar çështjen e Malësisë së Karabakut.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi më herët gjatë ditës se Azerbajxhani dhe Armenia kishin nënshkruar marrëveshje për armëpushim.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanse, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtimin e paligjshëm të Armenisë.



.. .

Ngjarja paraprake

SHBA regjistron mbi 119 mijë raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Mbi 36 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian