Cavani tregoi instiktet për të shënuar

Gary Neville ka lavdëruar Edinson Cavani, duke thënë se ai është një nga më të mirët në finalizimin para portës. Ndërkombëtari uruguajan ka qenë një golashënues “vdekjeprurës” gjatë gjithë karrierës, teksa ka shkëlqyer te Palermo, Napoli dhe PSG.

Manchester United po kërkon që ai të ketë të njëjtin ndikim, pasi e mori në fillim të këtij sezoni.

Ka pasur shenja të cilësisë, para se ai të hynte “në jetë” me dy gola dhe një asist, duke frymëzuar një fitoren në Southampton, të dielën.

Të dy golat e tij ishin me kokë, ku Cavani tregoi instiktet për të shënuar. Neville ishte shumë i impresionuar dhe ndjen se, edhe pse Cavani ka përdorur të njëjtën truk për vite me radhë, ai vështirë të ndalet, sepse e njeh portën kaq mirë:

“Ai kishte një ndikim të madh. Gjënë kryesore interesante e dëshmoi në golin e tij të pare. Cavani është një nga më të mirët para portës, ka qenë i tillë për vite me radhë. Ai është gjithmonë aty, duke lëvizur nëpër mbrojtësit kundërshtarë”.

Ngjarja paraprake

Pamje nga burgu ku po qëndrojnë Thaçi e të tjerët

Ngjarja e ardhëshme

Studentët e vitit gjashtë nisin punën në CoVid Qendra

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian