Kosova

Nesër bëhet përurimi i aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nesër do të bëhet përurimi i aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. Sipas MPB-së, ky është investim i kësaj ministrie. Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti do të marrin pjesë: Kryeministri, Avdullah Hoti, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Ambasadorë të akredituar

Likaj: Gjysmëvjetori i parë është mbyllur me sukses, respektoni masat kundër COVID-19

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar sot fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit. Me këtë rast ai ka kërkuar kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit dhe respektim të masave kundër COVID-19. Likaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se falë bashkëpunimit të mirë, gjysmëvjetori i

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 446 qytetarë

Disa qytetarëve janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit Anti-COVID-19. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 446 persona. Kujtojmë se në muajin gusht 2020, ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi. Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.

Vitin e kaluar në Prishtinë u rrënuan 30 objekte pa leje

Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Inspekcionit, po vazhdon me rrënimin e objekteve pa leje. Vetëm në janar të këtij viti janë rrënuar tre ndërtime pa leje. I pari i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka treguar se vetëm gjatë vitit 2020 është marr vendim që të rrënohen 30 objekte. “Inspeksioni nuk lëshon leje të ndërtimit, mirëpo

Thaçi përsëri kandidate për deputete: PDK parti e vetme që garanton stabilitet

PDK-ja ka pulbikuar listën për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Evgjeni Thaçi përsëri do të jetë kandidatë për deputetë në PDK. Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, PDK-ja më ka nderuar duke më besuar prapë kandidaturën për deputete të Kuvendit të Kosovës. Postimi në Facebook: PDK-ja më ka nderuar duke më

Diaspora në telashe, E-mail zyrtare e KQZ-së jashtë funksionit?

Email zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në të cilën po dërgohen aplikacionet nga diaspora raportohet se nuk është duke funksionuar në disa raste. Është Asdren Rrahmani, ai i cili përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka paraqitur ankesën e tij. “Alloooo Valdete a i ka ra Covidi serverave të KQZ-së” ka shkruar Rrahmani

Dëmet nga vërshimet, Komuna e Drenasit kryen intervenime

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Drenas ka intervenuar në vendet ku janë shkaktuar dëme si pasojë e vërshimeve. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar rrjedha të mëdha të ujit dhe vërshime në disa fshatra të komunës tonë. Drejtoresha Lumnije Krapi thekson se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë vazhdimisht është ballafaquar me

Mbi 1.5 milionë euro vlera e dëmeve nga vërshimet në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se vlerësimi preliminar i dëmeve nga vërshimet kap koston e mbi 1.5 milionë euro. Sipas Bekim Bajramit, drejtor i Urbanizmit, vlerësimin e para janë bërë në zonën e Stanishorkës, në pjesën veriore dhe Livoçin e Epërm. Ai ka njoftuar se deri në fillim të javës do bëjnë regjistrimin

Moti i ftohtë edhe gjatë ditës së nesërme, ja sa do të arrijnë temperaturat

Gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot kryesisht i vranët e vende-vende me reshje të dobëta bore. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook. Temperaturat do të arrijnë deri në -9, ndërsa do të fryejë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s. “Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht