Cassano: Eriksen mund të bëhet Pirlo i ri

Ish lojtari italian, Antonio Cassano ka thënë se mesfushori Christian Eriksen mund të bëhet Andrea Pirlo i ri i Antonio Contes.

Cassano gjithmonë ka mbrojtur danezin dhe ka lavdëruar ish yllin e Spurs.

Eriksen ka shkëlqyer me paraqitje të mira në kohën e fundit dhe Cassano ka krahasuar këtë situatë me atë kur luante Pirlo për Conten te “Bianconerët”.

“Jemi duke biseduar për një kampion të madh. Atij i nevojitet vetëm besim. Nuk është se tash ka mësuar si të luash futboll”.

“Conte ndryshoi mendjen, shpresoj që vazhdimësia i dha besim. Eriksen është më pak i fortë se Modric, por korati nuk do luante për Conte ngase nuk mbrohet”.

“Gjithmonë më kujtohet Pirlo. Ideja e Conte te Juventusi nuk ishte me Pirlon, Conte pastaj gjeti Pirlon, ndryshoi sistemin në 3-5-2 dhe fitoi gjithçka”, tha ai.

Pritet që Eriksen të jetë nga minuta e parë kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Ngjarja paraprake

Pas largimit nga Për’puthen/ Komenti i Arbrit për Tean

Ngjarja e ardhëshme

Paralajmëron ministri izraelit: Irani mund të prodhojë armë bërthamore pas 6 muajve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian