Carragher, i shqetësuar për Liverpoolin

Ish-futbollisti i Liverpool, Jamie Carragher, është shprehur i shqetësuar për momentin që po kalon ish-skuadra e tij pas humbjes së papritur të pësuar në kampionat kundër Burnley-t.

“Në këtë moment, duket se titulli po i ikën nga duart Liverpool-it”, ka thënë Carragher për Sky Sports. “Do të jetë shumë e vështirë për ata”.

“Mendoj se në javët e ardhshme skuadra do të shqetësohet më shumë për të siguruar një vend mes 4 të parave sesa për fitoren e kampionatit”.

“Është e vështirë të besohet ajo që i ka ndodhur Liverpool-it në javët e fundit. Në fillim ka mundur 7-0 Crystal Palace dhe më pas shumë lojtarë kanë humbur formën”.

“Ka shumë skuadra që luftojnë për të siguruar një vend n Champions League në këtë sezon dhe Liverpool do të jetë në rrezik deri kur nuk do të ketë dalë nga kjo krizë”.

Ngjarja paraprake

Google Calendar në ueb punon edhe offline

Ngjarja e ardhëshme

Osmani: Procesi i zgjerimit të BE-së nuk ka alternativë

të fundit nga