Carovska: Të rinjtë janë partner i rëndësishëm për ne, grupi punues MASH-të rinjtë do të marrë pjesë në krijimin e politikave të suksesshme arsimore

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dje e mbajti takimin e parë fillestar për krijimin e një grupi punues MASH – të rinjtë, i cili do të përfshihet në krijimin e të gjitha politikave dhe proceseve të rëndësishme në lidhje me të rinjtë dhe promovimin e standardit të të rinjve, si dhe reformat në arsim.

Siç kumtoi MASH, Carovska theksoi në takim se të rinjtë janë partner i rëndësishëm në krijimin e politikave të suksesshme, ndërsa një nga përparësitë e ministrisë është pikërisht krijimi i arsimit cilësor dhe politika për të rinjtë.

Në grupin punese MASH- të rinjtë marrin pjesë përfaqësues të organizatave rinore, Kuvendi i studentëve të Universitetit dhe Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme. ls/shk/ 

Ngjarja paraprake

Turqi, arrestohen 23 terroristë të dyshuar të FETO-s

Ngjarja e ardhëshme

Pas 7 muajsh të mbyllura, sot hapen restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura/ Stafi me maska, s’ka vetëshërbim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian