Carovska për vizitë në shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot do ta vizitojë shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup.

Carovska do ta realizojë vizitën së bashku me drejtorin e Qendrës shtetërore të studentëve, Dario Nikollovski.

Me vendim të Qeverisë, për shkak të pandemisë me kovid, nën protokolle të posaçme nga Komisioni për sëmundje ngjitëse duhet të hapen shtëpinë e studentëve dhe konviktet, me kapacitete të zvogëluara për vendosje. Studentët për të cilët nuk ka vend në shtëpitë e studentëve, do të duhet të gjejnë vendosje private, ndërsa shteti do t’ua paguajë kompensimin. ab/

Ngjarja paraprake

Aliti i lumtur me kalimin në Zurich

Ngjarja e ardhëshme

Boçvarski në kontroll të projekteve infrastrukturore në Komunën e Velesit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian