Carovska: për herë të parë sigurojmë tekste shkollore inkluzive, të disponueshme edhe për nxënësit me shikim të dëmtuar

Risitë që i siguron edhe sfidat që do t’i tejkalojmë Ligji i ri për tekstet shkollore dhe materialet e tjera mësimore dhe didaktike të cilët me propozim të MASH këtë javë ishte miratuar nga Qeveria, ishin tema kryesore e bisedës gjatë vizitës së Ministres së Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në lajmet e TV Sitell.

“Ligji i ri, përveç që do të mundëson të ketë zgjedhje të teksteve shkollore do të shfrytëzohen në mësimin në secilën lëndë, për herë të parë mundëson që vetë tekstet shkollore të jenë inkluzive. Ajo do të thotë që çdo libër që do të kemi në versionin në letër të ketë edhe version audio, ndërsa MASH-i do të mund ta shtypë edhe në Alfabetin e Brajovit për fëmijët me shikim të dëmtuar, që deri tani nuk ishte praktikë”, tha Carovska, duke shtuar se inkluziviteti është një nga përparësitë për të cilën intensivisht do të qëndrojë gjatë kohës së mandatit të saj si Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Carovska theksoi se me zgjidhjen e re ligjore, do të sigurohen tekstet shkollore cilësorë dhe didaktikë moderne, me çka në mënyrë të konsiderueshme do të përparojë edhe cilësia e mësimit në vendin dhe se veçanërisht është e rëndësishme që përfundimisht të arrijmë procesin e digjitalizimit të teksteve shkollore, të cilën në numrin e madh vende të zhvilluara në botë ka kohë që ka filluar, ndërsa ne si vend në zhvillim përpiqemi t’i arrijmë standardet që bota moderne i vendos.

Ngjarja paraprake

Politika në Shqipëri: Biznes në vend të programit e ideologjisë?

Ngjarja e ardhëshme

​Superliga e Shqipërisë rikthehet me dy ndeshje interesante

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian