Carovska nuk përjashton mundësinë që mësimdhënësit të ligjërojnë nga shtëpia

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska u shpreh se do të shqyrtohet mundësia që mësimdhënësit të ligjërojnë nga shtëpitë e tyre. Kjo sipas saj për arsye se është e pakuptimtë që të ngrohet e tërë shkolla për vetëm një mësimdhënës në klasa. Ajo më tej nënvizoi se mjetet në vend që të harxhohen për ngrohje do të përdoren për IT pajise dhe për infrastrukturën e shkollës.

“Me racionalizimin e mjeteve mund të arrijmë shumë më tepër investime në infrastrukturë, në pajisje kompjuterike, në vend që mjetet financiare ti harxhojmë për ngrohjen e krejt klasës për vetëm një mësimdhënës. Por këto janë tema për diskutim. E rëndësishme ishte që mësimi të filloj nga klasa, ti shohim mësimdhënësit në vendet e tyre të punës, për shkak se gjatë periudhës së kaluar kishte dilema nëse mësimdhënësit shkojnë apo jo në punë, marrin rrogë të plotë dhe nuk mbahet mësim. Por tani mësimdhënësit po mbajnë mësim, dhe atë e bëjnë nga shkolla”, tha Carovska.

Ministrja e arsimit u shpreh se nuk ka nevojë që të harxhohen mjete për ngrohje dhe paralajmëroi se mund të sillet vendim që mësimdhënësit të punojnë nga shtëpitë e tyre.

“Por, e them se një vendim të tillë do ta sjellim bashkë me kryetarët e komunave”, tha Carovska duke nënvizuar se për një vendim të tillë, opinioni do të njoftohet me kohë”, deklaroi Carovska.

Ndërkohë sa u përket ekskursionistëve të nxënësve, ajo tha se gjatë këtij viti nuk do të mund të organizohen, por sipas saj mund të organizohen shëtitje të nxënësve bashkë me mësimdhënësit jo më shumë se 5 kilometra.

Ngjarja paraprake

Muriqi flet pas paraqitjes në Champions

Ngjarja e ardhëshme

Ilir Hasani: Profesionistët e shëndetësisë bëjnë më të mirën për të ndihmuar pacientët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian