Carovska: Nuk ka bojkot të tërësishëm të mësimit në asnjë shkollë

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, lidhur me paralajmërimet për bojkot të mësimit, tha se për momentin nuk ka bojkot të plotë në asnjë shkollë, por vetëm disa nxënës e bojkotojnë mësimin.

“Për momentin nuk ka bojkot të tërësishëm në asnjë shkollë, ata janë vetëm disa nxënës të cilët, unë jam e sigurt, duke e ndjekur trendin e paraqitjes dhe fatit tek nxënësit që paraqitet edhe përkundër mësimit onllajn, se do të kyçen në mësim. Kaluan vetëm dy ditë, ato janë dy ditë me orë mësimi, ku nxënësit adaptohen, secili vendim i ri apo ndryshim i mënyrës së jetesës është i rëndë, unë jam e sigurt se të gjithë ngadalë do të adaptohen”, tha Carovska.

Ajo theksoi se megjithatë nëse paraqiten mangësi në mësim, si Ministri, së bashku ,me Byronë për zhvillim të arsimit, kanë për obligim për kompensim të atij mësimi.

“A do të vendosim që gjatë periudhës së verës të kenë disa orë, a do të vendosim në vitin e  ardhshëm të kemi kompensim të orëve tek ata nxënës të cilët do të paraqitet mungesë e mësimit, do të dakordohemi së bashku me Byronë. Tani është me rëndësi viti shkollor të shkojë në mënyrë në të cilën është vendosur dhe me vlerësimet e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shohim nëse kemi nevojë për mësim plotësues diku, sepse është me rëndësi nxënësit në vazhdimësi të përfitojnë njohuri”, potencoi Carovska.

Lidhur me paralajmërimin e drejtorit të një shkolle të mesme në Dibër se do të organizojë mësim me prani fizike edhe pse nuk mori miratim për atë dhe nëse ka mënyra për sanksionim të atyre të cilët nuk do t’i respektojnë vendimet, Carovska thotë se mundësitë për sanksionim në pajtim me ligjin ekzistojnë.

“Gjithsesi mundësi për sanksionim ekzistojnë në pajtim me ligjin. Vendimet e Qeverisë janë të qarta dhe ato duhet të respektohen sepse janë në interes të shëndetit publik të popullatës. Unë bisedova me kryetarin e komunës, ai është qëndrim individual i drejtorit, kryetari konfirmon se pranim i nxënësve me prani fizike në atë gjimnaz nuk do të ndodhë, por se do të respektohet vendimi i Qeverisë”, është decide Carovska.

Edhe Ministria e Shëndetësisë sot në mëngjes bëri thirrje se paralajmërimet për bojkot të mësimit onllajn dhe mosrespektim të protokolleve është e palejueshme dhe e vështirësojnë mbarë procesin e përballjes me krizën nga koronavirusi.

Të gjitha vendimet të cilat i miraton Komisioni janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Respektimi konsekuent i masave dhe protokolleve në të gjitha sferat, përfshirë edhe arsimin, mund të kontribuojë që gjendja me epideminë të stabilizohet sa më shpejtë. Gjendja stabile epidemiologjike do të mundësojë të rritet numri i fëmijëve të cilët do ta ndiqnin mësimin me prani fizike. Bëjmë thirrje për seriozitet maksimal dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, para nesh është periudha në të cilën të gjithë duhet të jenë maksimalisht të kujdesshëm”, porositë Ministria e Shëndetësisë. ab/

Студентски дом Кузман ЈосифовскиИзјава Мила Царовска

Posted by MИА.mk on Сабота, 03 октомври 2020

 

Ngjarja paraprake

Patriotizmi jopatriotik i korruptuar dhe ai egoist e frikacak

Ngjarja e ardhëshme

Arr estohet një person në aeroportin e Shkupit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian