Carovska në mbledhje onlajn me drejtorët e shkollave: Pandemia e përshpejton procesin e modernizimit të sistemit arsimor

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot kishte takim koordinues onlajn me mbi 200 drejtorë të shkollave ​​fillore dhe të mesme në vend. Në takim, siç komunikuan nga Ministria, u diskutuan të gjitha çështjet aktuale dhe organizimi për fillimin e vitit shkollor.

Ministrja në një bisedë me drejtorët theksoi se pandemia përshpejtoi procesin e digjitalizimit dhe krijimin e platformës onlajn, por gjithashtu përshpejtoi të gjithë procesin e modernizimit të sistemit arsimor.

Për herë të parë, siç theksoi Carovska, shteti po krijon një sistem kaq të ndërlikuar onlajn për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohe, por shton se do të ketë sfida që do të kapërcehen së bashku.

“Po e bëjmë platformën jo vetëm për të kapërcyer situatën Kovid, por edhe për të qenë mbështetje në mësimdhënie. Do të ketë sfida, por gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ne të tregojmë kujdes për nxënësit dhe ta fillojmë mësimin më 1 tetor”, theksoi Carovska.

Ministria thekson se koordinimi i rregullt i ministres me drejtorët vazhdon në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të kapërcejmë sfidat dhe të sigurojmë mësimdhënie të pandërprerë gjatë pandemisë. mb/

Ngjarja paraprake

Carovska takim online me mbi 200 drejtorë të shkollave: Pandemia e përshpejton procesin e modernizimit të sistemit arsimor

Ngjarja e ardhëshme

Të shtëna armësh rreth 100 metra nga kazerma “Ilinden”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian