Carovska: Fëmijët janë heronjtë e kohës së pandemisë

Edhe gjatë kohës së pandemisë vazhdon investimi në arsim dhe në përgatitjen e reformës së plotë që garanton cilësi në procesin edukivo-arsimor, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, në video-fjalimin për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Ajo gjithashtu potencoi se koncepti i ri për arsimin fillor është hyrje në epokë te re të zhvillimit dhe përparimit për gjeneratat e ardhshme, ndërsa e drejta për arsimim është parimore për çdo fëmijë.

“Mbetemi të përkushtuar dhe investojmë në kushte më të mira dhe në programe të reja arsimore, me të cilat do t’i inkurajojmë të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike dhe të arrijnë një hap me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet më të zhvilluara. Besoj fuqimisht se koncepti i ri arsimit fillor është hyrje në një epokë të re të zhvillimit, rritjes dhe përparimit të gjeneratave të ardhshme dhe investim në të ardhmen e vendit. E drejta e arsimit është e drejtë themelore e njeriut, ndërsa arsimi cilësor është baza për zhvillimin dhe prosperitetin e çdo fëmije dhe të shoqërisë në tërësi”, deklaroi Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Megjithatë, Carovska i konsideroi fëmijët heronj për durimin e treguar në procesin arsimor gjatë kohës së pandemisë, edhe krahas faktit që mësimi tani më gati një vit është zhvilluar me model të kombinuar, atë me prani fizike, online dhe me transmetim të orëve në televizon.

“Fëmijët, nxënësit tanë janë edhe heronjtë tanë në këtë kohë, heronj të cilët na treguan të gjithë neve se mund të arrihen rezultate edhe gjatë mësimit në distancë, na mbajtën mësim për përshtatjen dhe pranimin e kushteve të ndryshuara, për të mësuar dhe prosperitet edhe në rrethana të jashtëzakonshme”, deklaroi Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas të dhënave të UNESCO-s, nga kriza me Kovid-19 dhe mbyllja e shkollave, universiteteve dhe institucioneve të tjera arsimore, ka ndikuar në jetëm e mbi 1.6 miliardë nxënësve në më shumë se 190 vende të botës. Në të gjitha këto vende,përfshirë edhe tonën, arsimi është fokusi i rindërtimit të krizës si faktor kyç për transformimin kah më inkluzivja, më sigurt dhe shoqëri më të qëndrueshme.

Ngjarja paraprake

Lazio - Sassuolo, Vedat Muriqi vlerësohet për minutat sa ishte në fushë

Ngjarja e ardhëshme

Nga Skrapari e Tirana në FSK/ Kadetët nga Shqipëria përgatiten në qendrën universitare të Kosovës

të fundit nga