Carovska dhe Shahpaska në takim online në grupin sektorial të punës për arsim, punësim dhe politikë sociale

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe përfaqësuesi i Delegacionit Evropian Nikolla Bartolini mbajtën takim online në grupin sektorial të punës për arsim, punësim dhe politikë sociale. Në takimin e sotëm, në kuadër të dialogut të rregullt, u diskutuan përparësitë, koordinimi dhe zbatimi i politikave për konkurrencën dhe rritjen inkluzive në tre sektorë, përmes programeve të financuara nga ndihma e para – anëtarësim .

Ministrja Carovska theksoi se sigurimi i arsimit gjithëpërfshirës , të integruar dhe bashkëkohorë është qëllim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë ku në rrjedhë janë reformat thelbësore në arsimin fillor dhe të mesëm. Në fokusin e reformave të orientuara drejt arsimit cilësor janë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Prioritetet tematike për të cilët u diskutua ishin gjithashtu edhe rritja e nivelit të punësimit, cilësia e vendeve të punës dhe produktiviteti , si dhe ulja e varfërisë dhe përjashtimi social.

Gjithashtu, në takim u diskutua për indikatorët për projektin “ Integrimi i Romëve 2020”, i cili ka për qëllim të kontribuojë në uljen e dallimeve socio-ekonomike dhe rritjen e integrimit të Romëve në politikat aktuale zhvillimore.
Grupin sektorial të punës e koordinojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe në të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për krijimin e poltikave dhe strategjive sektoriale, integrimin evropian dhe IPA si dhe organizatat civile, partnerë ndërkombëtarë dhe donatorë.

Ngjarja paraprake

Veganët bëjnë dy herë më shumë seks sesa mish-ngrënësit dhe janë më aventureskë në dhomën e gjumit

Ngjarja e ardhëshme

Sergio Ramos refuzon ofertën e ‘çmendur’ të PSG-së për qëndrimin të Real Madridi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian