Carovska dhe Filipçe: Vazhdon partneriteti strategjik me Bankën Botërore, investimi në njerëz është përparësi për vendin

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe ai i Shëndetësisë, Milla Carovska dhe Venko Filipçe, sot zhvilluan takim pune me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në takim u diskutua nevoja për të investuar në njerëz dhe në zhvillimin e strategjisë gjithëpërfshirëse kombëtare për kapitalin njerëzor, veçanërisht për të siguruar mundësi më të mira për të ardhmen e qytetarëve më të margjinalizuar.

“Temë e diskutimit në takimin e sotëm ishte vazhdimi dhe promovimi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Bankës Botërore për reformat në arsimin fillor dhe zhvillimin e aftësive kryesore të nxënësve”, kumtoi MASH. bs/bsh/

Ngjarja paraprake

Me rastin e fundit të vdekjes nga Kovid-19 në rajonin e Tetovës deri më tani gjithsej 90 të vdekur nga kjo sëmundje

Ngjarja e ardhëshme

A e diktojnë fituesin debatet presidenciale në SHBA?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian