capital t dhe adrola dushi shijojne pushimet ne destinacion te larget 67d1ec19cce9f

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët

March 12, 2025
1 minut lexim

Reperi i njohur Capital T dhe modelja Adrola Dushi po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen me postimet e tyre në rrjetet sociale, duke nxitur gjithnjë e më shumë spekulime mbi marrëdhënien e tyre.

Prej kohësh, dyshja ndodhet jashtë vendit duke shijuar pushimet, dhe imazhet atraktive që ndajnë me ndjekësit po bëhen temë diskutimi mes fansave.

Publikimet e tyre të ngjashme kanë ngjallur dyshime të reja, ndërsa së fundmi ishte Adrola ajo që vendosi “vulën” në këto spekulime.

Modelja shpërndau dy fotografi identike me ato të Capos, duke i bërë ndjekësit të besojnë se dyshja po kalon një periudhë të lumtur së bashku.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, postimet e tyre vazhdojnë të mbajnë fansat në pritje të një deklarate zyrtare.

Ndërkohë, dyshja kanë ngacmuar edhe njëri-tjetrin me komente, pasi ka qenë reperi i hitit “Karma”, ai i cili i ka komentuar Adrolës: “Pse po kopjon”, duke përforcuar kështu aludimet se janë bashkë me pushime.

Image

Adrola Dushi

A janë ata një çift? Apo bëhet fjalë vetëm për një miqësi të ngushtë? Pavarësisht gjithçkaje, një gjë është e sigurt – Capital T dhe Adrola Dushi po shijojnë momentet e tyre më të mira, kudo që ndodhen

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbi 294 raste te zjarreve ne kosove vetem per pak dite 67d1eaecae95a
Story i mëparshëm

Mbi 294 raste të zjarreve në Kosovë vetëm për pak ditë

tre motrat nga fshati zhidilove e kriva pallankes do mbeten pa 493 lope shkak revanshizmi politik 67d1f0c75f53d
Story i radhës

Tre motrat nga fshati Zhidilovë e Kriva Pallankës do mbeten pa 493 lopë, shkak revanshizmi politik?

Të fundit nga

ShkoLartë