Capello: Milani është për titull

“Duhet të besoni në të”, kështu e nis Fabio Capello, një trajner që ka fituar shumë në Itali. Milanin nuk e harron dhe së fundmi ka folur për në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Italiani mendon se kuqezinjtë janë për të titull dhe u bën thirrje të mendojnë si të mëdhenj.

“Milani është për titull. Është i detyruar të mendojë si i madh, jo të ëndërrojë. Ka një ndryshim thelbësor midis këtyre dy gjërave: të gjithë mund të ëndërrojnë të bëhen të mëdhenj, të mendojnë si të mëdhenj jo”, shprehet fillimisht Capello, i cili më pas tregon ku është bindur nga Milani.

“Në ndeshjen kundër Napoli, në San Paolo, shfaqën në mënyrë mbresëlënëse forcën e tyre. Gjithashtu edhe në fitoren e marrë kundër Fiorentinës. Ata nuk vuanin dhe e menaxhuan ndeshjen pa ankth dhe mbi të gjithë pa Ibrahimovic në fushë. Nuk mendoj se mungesa e tij do të rëndojë në planin afatgjatë, pasi ai tani është më i pjekur dhe është bërë një lider i vërtetë”, shtoi trajneri i njohur.

Më tej ai vlerëson punën e bërë nga Paolo Maldini në ndërtimin e skuadrës: “Paolo ka bërë një punë për t’u duartrokitur në ndërtimin e ekipit. U duhet një mbrojtës qendre, pasi luajnë në tre kompeticione. Nuk ka nevojë për një zëvendës të Ibrahimovic, pasi kuqezinjtë kanë ekuilibrin e tyre dhe është mirë që të ndryshojnë sa më pak të jetë e mundur”.

Në fund Capello foli edhe për Piolin dhe mungesën e tifozëve: “Kur në San Siro mërmërisin ti mund të dëgjosh. Sigurisht atmosfera e tifozëve u jep një dorë futbollistëve, që mund të shprehen pa u shqetësuar për të bërë një pasim gabim. Pioli ka merita të mëdha te ky Milan. Mbajtja e tij këtë verë ishte zgjedhja e duhur dhe tani po shohim rezultate”.

Ngjarja paraprake

Çka duhet të dini për ngrirjen e vezëve dhe shtatzëninë e shtyrë

Ngjarja e ardhëshme

Ja kush emërohet Zv/ drejtor në Agjencinë për Siguri Nacionale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian