Cancelot flet për grabitjen që ia terrorizoi familjen

Mbrojtësi i krahut të Manchester City, Joao Cancelo, ka folur për grabitjen e tmerrshme, që i terrorizoi familjen dhe e la të lënduar.

Cancelo pësoi prerje në fytyrë pasi u përpoq të luftonte një bandë prej katër ndërhyrësish në shtëpinë gjatë dhjetorit.

“Familja ime nuk e meritonte ta kalonte këtë. Kjo është jeta, ndodh në jetë. Më duhej të vazhdoja”.

Cancelo ishte në gjendje të luante në fitoren 2-1 të Cityt ndaj Arsenalit më 1 janar – dy ditë pas sulmit pasi u vlerësua nga stafi mjekësor i klubit.

Ai postoi një imazh të plagëve të tij në Instagram vetëm disa orë pas episodit të frikshëm.

“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë që më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time”.

“Kur tregoni rezistencë, kështu ndodh. Ata arritën të më merrnin të gjitha stolitë dhe të më linin me fytyrën time në këtë gjendje”, kishte shkruar ai.

Pavarësisht sulmit, Cancelo ka qenë i jashtëzakonshëm për Cityn ku ka operuar në anën e djathtë ose të majtë të mbrojtjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të lexosh gjuhën joverbale, aftësitë që i dallojnë gratë nga burrat

Story i radhës

“Trokisni në çdo derë”/ Berisha me të rinjtë e FRPD në Lushnje, porosia që iu dha

Të fundit nga