Cana pas humbjes nga Suedia: Kosovës i duhet eksperienca

Lorik Cana ka folur për epilogun e ndeshjes së mbrëmshme ndaj Suedisë.

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar pas humbjes së Kosovës ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

Cana dha mendimet e tij për epilogun e ndeshjes, gjithashtu edhe për problemet që po përballet Kombëtarja.

“Duhet të shohim drejt një perpektive më afatgjate, momentin që tregoni suksese, atëherë njerëzit kanë pritje, ta them më shkurt Kosova ka bërë hapa të mëdha, por përfaqësueses së Kosovës i duhet eksperienca, ajo ka shumë cilësi aty brenda sidomos në mesfushë, ndeshja e sotme ka qenë më shumë një leksion”, tha ai.

“Pastaj me atë se çka është e mundshme dhe atë se çka do të duam e dini përgjigjen time sa i përket një ekipi të vetëm kombëtar, neve na duhen investime dhe te rinjtë tanë të kenë mundësi siç kanë shqiptarët në Zvicër apo kudo në Evropë sa i përket futbollit”, shtoi ai.

“Përfaqësuesja e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy skuadra të ndryshme, dy ekipe qe janë shumë të ndarë njëra me tjetrën”, tha Cana.

“Kosova kur ka disa mungesa sidomos te lojtarëve cilësor siç është edhe Rrahmani për fazën defansive krijon shumë probleme, por është gjynah me ju bë presion djemve që për një kohë të shkurtë kanë arrit me bë gjëra të jashtëzakonshme”, përfundoi Lorik Cana.

Ngjarja paraprake

Mbi 11 mijë mërgimtarë u regjistruan për 24 orë, Zvicra mbetet e para

Ngjarja e ardhëshme

Mbahu i lidhur pas jetës dhe mëso se çfarë duhet të shkojë: lëre të shkojë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian