Camila tregon se ka marrë dozën e AstraZeneca-s: Vaksinohuni me ato që keni

Dukesha e Cornwall-it zbuloi sot se asaj iu bë vaksina e prodhuar nga AstraZeneca.

Ajo shtoi se nuk ka rëndësi, duhet marrë ajo vaksinë që u serviret.

Gjatë një vizite me Princin Charles , 72 vjeç, në një qendër “pop-up” në xhaminë Finsbury Park në Londër, Camilla tha me shaka: ‘Unë as nuk pyes sepse i urrej injeksionet aq shumë sa mbyll sytë … çfarëdo që të dalë.”

Kujtojmë se në shkurt u raportua se Camilla dhe Charles kishin bërë vaksinën, një muaj pasi Mbretëresha dhe Princi Philip morën dozat e dyta. Sidoqoftë, Pallati Buckingham refuzoi t’i tregonte MailOnline se cila vaksinë kishte bërë Madhëria e saj, dhe Duka i Edinburgut, 99 vjeç. 

Ngjarja paraprake

Taravari se bën hesap Afrim Gashin

Ngjarja e ardhëshme

“Përfaqësues të politikës me eksponentë të krimit”, Dervishi: Fushata mund të sjellë konflikte

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian