Calhanoglu me kërkesa të larta, Milani piketon zëvendësuesin

Nuk ka asnjë ndryshim sa i takon çështjes së rinovimit të kontratës së Hakan Çalhanoglu me Milanin.

Prej javësh drejtuesit e klubit janë në kontakte me menaxherin e futbollistit për të gjetur një zgjidhje, por duket se palët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Për rinovimin e kontratës numri 10 i kuqezinjve kërkon të paktën 6 milionë euro në sezon, më shumë se dyfishi i pagës aktuale, por kjo shifër është e papërballueshme për arkat e Milanit. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshjen, klubi nga Milanello do të synojë të arrijë te kartoni i Szoboszlai, i cili është alternativë për të zëvendësuar turkun.

Drejtuesit e klubit Italian kanë nisur menjëherë bisedimet me menaxherin e talentit të Salzburgut. Për ta sjellë 20-vjeçarin në “San Siro”, ekipi i drejtuar nga Pioli është gati të të paguajnë klauzolën prej 24 milionë eurosh.

Ngjarja paraprake

Sa më shumë dashuri jep, aq më shumë merr

Ngjarja e ardhëshme

Dënohet me vdekje infermierja që vrau dhe copëtoi kolegun që e shantazhonte për seks

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian