Calhanoglu drejt largimit nga Milani

Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani.

Mesfushori turk është në vitin e fundit të kontratës me klubin italian por nuk ka gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës. 26-vjeçari ka kërkuar nga drejtuesit e klubit pagë rreth gjashtë milionë eurosh në sezon për vazhdimin e kontratës.

Bisedimet mes lojtarit dhe krerëve të klubit kanë nisur, por nuk ka pasur marrëveshje.

Sipas mediave italiane, në verën e vitit 2021 mesfushori turk mund të largohet si futbollist i lirë nga Milani.

Për Calhanoglun interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane që janë të gatshme t’ia japin pagën e kërkuar lojtarit.

Mesfushori këtë sezon me “Rossonerët” ka luajtur në gjashtë ndeshje duke shënuar katër gola.

Ngjarja paraprake

Vetëm referendumi na shpëton nga “Srspska zajednica”, ndryshe, “dobro jutro, Republika srpska”!

Ngjarja e ardhëshme

Tiranë, Basha takohet me Ambasadoren e Francës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian