Cakaj: Sot është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ujërave

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ujërave, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka shtuar se kanë biseduar edhe për shtyerjen përpara të disa projekteve tjera me rëndësi strategjike

Postimi i plotë:

Me Zëvendëskryeministren e Parë për Reformën në Drejtësi dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva, sot nënshkruam edhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ujërave

Biseduam edhe për shtyrjen përpara të një varg projektesh tjera me rëndësi strategjike, nga nxitja e shkëmbimeve ekonomike deri te zhvillimi i lidhjeve energjetike. Po ashtu, theksuam se Shqipëria tashmë ka bërë përparim të qëndrueshëm për të vazhduar më tej në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përndryshe, edhe Bullgaria mbështet Shqipërinë për të marrë një ulëse në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershme për 2022-2023

Image
Image
Image
Ngjarja paraprake

Ambasadori rus: Është trillim që Putini anuloi vizitën në Serbi

Ngjarja e ardhëshme

Kosumi ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian