Çair, aktivitet në muajin e luftës ndaj kancerit të gjirit

Muaji tetor njihet si muaji i luftës së përbashkët ndaj kancerit të gjirit dhe pikërisht në këtë ditë Ministria e Shëndetësisë së bashku me komunën e Çairit porositën nënat, motrat dhe bashkëshortet tona që të kryejnë sa më shpesh kontrolle në gjirit me qëllim diagnostifikimin e kësaj sëmundje në stadiumin e hershëm, e që mundëson që jetëgjatësia e pacientëve mos të vendoset në rrezik.

“Ministria e Shëndetësisë përgatiti program të veçantë i cili ka për qëllim zbulimin e hershëm të sëmundjeve maline. Në vendin tonë ofrohet terapi më moderne për të gjithë pacientët me sëmundje maline. Kanceri i gjirit nuk është sëmundje vetëm e gjinisë femërore, por është sëmundje e nënave, e grave dhe e motrave tonë.”,- deklaroi zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani.

“Ajo që është shumë e rëndësishme është që sa më shumë mjekëve amë t’ju mundësohet udhëzime për ekzaminime, të krijojnë ato siç janë për eho, momografi për kompjuter.”,- tha mjeku, Nexhati Jakupi.

Edhe nga Organizata “Borka”, të cilët ishin bashkorganizatorë të këtij eventi, apeluan gratë që sa më shumë të vetëdijesohen për pasojat e rënda të cilat mund t’i sjellë kanceri në gji.

“Dua të jap një mesazh të gjitha grave tjera të cilat nuk janë të prekura e të cilat mund të jenë kandidate potenciale të kancerit të gjirit, i ftoj të vinë tek Shoqata “Borka” të marrin pjesë bashkërisht me ne, me qëllim që ta ndihmojmë njëra-tjetrën dhe bashkërisht ta shpëtojmë një jetë të një gruaje tjetër.”,- u shpreh nënkryetarja e Shoqatës “Borka”.

Njëherit u bë e ditur se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Fondin Shëndetësor kanë marrë për obligim që protezat të cilat vendosen pas largimit të gjirit t’i mbulojnë institucionet e vendit, respektivisht shteti, e cila është një moment shumë i rëndësishëm për gjendjen psiko-fizike të gruas pas tejkalimit të fazës së operimit.

Ngjarja paraprake

Grubi: Shpresoj në dhjetor të nisim bisedimet me BE-në

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun iranian

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian