Çfarë zori ka VV kur thotë se do ta fitojë shumicën

Do ta fitojmë shumicën 50 %, 52 %, 55%, etj – Ky është konstatim i vazhdueshëm i strukturave të VV-së që po e dëgjojmë tash sa kohë. VV e bënë këtë me të vetmin qëllim, që t’i bishtëroj pyetjes magjike – Me kënd do të bëni koalicion?

Nëse ata do ta fitojnë shumicën i bije që s’kanë nevojë për askënd. Krejt i bëjnë vetë. Pra, krejt krejt ama tani VV nuk duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje. Mazallah. Sepse përgjigja pragmatike dhe e pashmangshme duhet të jetë, o me LDK, o me PDK, ose ndonjë kombinim i ngjashëm.

Prandaj imagjinata populiste e mjegullon të ardhmen e pashmangshme me eklipsisin e realitetit aktual. Kjo nuk duhet të kuptohet assesi prej votuesit të mundshëm të VV-s i cili po mrizon politikisht duke menduar përsëri se ‘erdhi dita’ (part II). Pse? Sepse nëse VV thotë tani se do të jetë e shtrënguar patjetër të bëj koalicion me dikë, me LDK ose me PDK-në, këtu humbet virgjëria e pretenduar politike e VV-së, humben votat, këtu humbet morali i saj politik.

Sepse mandej, çfarë vlejnë gjithë ato qasje e koncepte, vlerësime e strategji se – vetëm ne jemi të mirë të tjerët janë të njëjtë, se vetëm ne do ta luftojmë korrupsionin, nepotizmin etj, etj, kur në fund VV i duhet të bëj koalicion me ‘njërin prej hajnave’ ja me LDK ja me PDK.

Prandaj VV deri në ditën e fundit të zgjedhjeve gjithsesi duhet ta fitoj shumicën, assesi ndryshe. E nëse kjo nuk do të ndodh – ihaaa punë e madhe, mandej s’është më me rëndësi me kend bëjnë koalicion – politikë oshtë kjo vëlla, me dikon duhet me bo koalicion more.

(Autori anëtar i PDK-së, i aderuar së fundi)

Ngjarja paraprake

Këshilli Bashkiak i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve të reja

Ngjarja e ardhëshme

Arta Nitaj i kthen gjobat e policisë në “raketa” prej letre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian